KOLZIU Llesh Gjon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Livadhëz, Mirditë. Më 1950, doli në arrati kundër regjimit komunist, prej forcave të të cilit u vra më vonë. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 217, Gjykata Lezhë vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për arsye politike nga forcat e diktaturës më 13 qershor 1952.. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 214-215.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]