KONDO Spiro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1910, në Sarandë. Më 18 nëntor 1967, me vendim nr. 33, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 110-111.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]