KONINI Kiço
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1907, në Përmet. Më 26 gusht 1951, me vendim nr. 48, Gjykata Ushtarake Territoriale e Durrësit e deklaroi fajtor për «arratisje jashtë shtetit» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 7 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 22-23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]