KONOMI Thoma
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Dhërmi, Vlorë. Arrestuar më 15 korrik 1948. Më 14 gusht 1948, me vendim nr. 277, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi si «anëtar i një grupi kundër pushtetit, ka tentuar të arratiset për në Itali me peshkarexhën e Marinës Ushtarake», me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave politike e qytetare për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 258.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]