KOPAÇI Jonuz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Qukës, Librazhd. Më 17 nëntor 1945, me vendim nr. 204, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi për «pjesëmarrje në milicinë fashiste dhe në Organizatën e Ballit Kombëtar» me 5 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale baras me kohën e dënimit. Më 21 janar 1964, me vendim nr. 3, Gjykata Elbasan e dënoi për «agjitacion e propagandë» me 8 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 379.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]