KORÇARI Abaz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Veshestë, Skrapar. Më 19 nëntor 1946, me vendim nr. 427, Gjykata Ushtarake Berat e dënoi si «sabotator i pushtetit dhe armik i popullit se ka qenë anëtar i Ballit Kombëtar, ka hedhur parulla helmatuese kundër pushtetit, ka bërë mbledhje ilegale, ka shtypur trakte, ka vendosur për atentate kundër njerëzve të lëvizjes [komunistëve]», me vdekje. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 365.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]