KORBI Reshit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 korrik të vitit 1927, në Durrës. Më 8 mars 1947, me vendim nr. 57, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje në Itali», dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie me punë të detyruar. Me dekretin nr. 819, datë 27 prill 1949 të P.K.P., dënimi iu zbritet në 4 vjet privim lirie. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 438-439.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]