(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1897, në Çaushlli, Korçë. Më 4 korrik 1946, me vendim nr. 152, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi për «krime gjatë luftës» me 15 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për aq kohë. Më 15 shtator 1953, me vendim nr. 93, Gjykata Ushtarake Territoriale Korçë e dënoi për «kryerje të detyrës së agjenturës së huaj dhe agjitacion e propagandë», me 15 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 384.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]