KOROQI Sotir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1910, në Srandë. Më 5 mars 1959, me vendim nr. 2, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë vendit» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 94-95.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]