(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1931, në Dukat, Vlorë. Djali i Maliq Koshenës [shih]. Më 11 korrik 1953, me vendim nr. 88, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 285-286; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 130.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]