KOSOVA Skënder
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1927, në Durrës. Arrestuar më 14 prill 1945 nga Divizioni Mbrojtjes Popullit, si kriminel lufte. Më 24 korrik 1945, me vendim nr. 336, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e dënimit, Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit me 4 vjet. Me dekret nr. 962, datë 25 dhjetor 1949, iu fal dënimi i mbetur. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 424-425; AMB, F: Divizioni i Mrojtjes Popullit, D. 15.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]