(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1901, në Kostrec, Përmet. Arrestuar në prill 1946. Më 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi se ka qenë «anëtar i Organizatës politike të Ballit Kombëtar», «ka luftuar me urrejtje pushtetin popullor», ka bërë «agjitacion e propagandë kundër pushtetit», me dënim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave elektorale baras me kohën e ndëshkimit. Bëri 10 vjet burg. Vdiq më 1971. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 34-35.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]