KOTA Kostaq (Koço)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Veprimtar politik, Kryeministër i Shqipërisë (10 shtator 1928-5 mars 1930 dhe 9 nëntor 1936-7 prill 1939), Ministër i Brendshëm (11 maj 1928-1 shtator 1928 dhe 5 shtator 1928-13 janar 1930). Kostaq Kota, i njohur edhe si Koço Kotta, u lind në Korçë, më 1889. Më 1913 u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. Më 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjes. Është ndër themeluesit e Partisë Popullore (tetor 1920). Nga 1921 deri më 1923 ishte prefekt i Beratit. Më 1924 u zgjodh Ministër i Punëve Botore. Gjatë Revolucionit të Qershorit u largua në Greqi. Pas rënies së qeverisë së Fan Nolit, u kthye në postin e tij ministror. Më vonë shërbeu si Ministër i Arsimit (janar 1925), Ministër i Punëve të Brendshme (shkurt-mars 1925), si kryetar i kuvendit (nga 3 tetori 1925), sërish Ministër i Punëve të Brendshme (maj-shtator 1928) dhe, përfundimisht, si Kryeministër nën Mbretin Zog I (1928-mars 1930 dhe nëntor 1936-prill 1939). Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bashkua me Legalitetin dhe, në fund të vitit 1944, u arratis në Greqi. Por u rrëmbye prej agjentëve të regjimit komunist, u kthye në Shqipëri, ku dhe u dënua më burgim, më 13 prill 1945, nga Gjyqi Special. Vdiq nga torturat në burgun e Burrelit në vitin 1949. Robert Elsie, Historical Dictionary of Albania, Second Edition, p. 246-247.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]