(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik i lartë mysliman. U lind në Shkodër, në vitin 1900. Studimet e larta teologjike i kreu në Universitetin El-Ez-heri në Kajro (1924). Në vitin 1943 u internua në Porto Palermo si antiitalian. Më 1974 u dënua me vdekje, por duke përfituar nga një amnisti, u dënua me burgim të përjetshëm, dënim që më 8 qershor 1947 iu kthye në 25 vjet heqje lirie. Zbritje dënimi përfitoi edhe nga një amnisti e dytë, kështu që u lirua më 12 tetor 1965. Vdiq më 1973. Vepra: «A duhet feja? A e pengon ajo bashkimin kombëtar?» (1934). 100 personalitete shqiptare të kulturës islame, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Tiranë, 2012, f. 28-30.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit