(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1954, Durrës. Më 23 janar 1973, me vendim nr. 15, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativë së arratisjes» dhe e dënoi me 8 vjet burg. Më 14 gusht 1985, me vendim nr. 137, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes në bashkëpunim» dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 237-238.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]