(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Pati një aktivitet të gjatë e të begatë në dobi të shtetit shqiptar, pa pranuar kurrë një post administrativ. Aktiviteti i tij patriotik zë fill që në fillimet e pavarësisë, në SHBA, ku ishte emigrant. Kryetar i Vatrës në qytetin New Florence, ku jetonte. Gazeta Dielli, 22 mars 1919, shkruante: “Zoti Ali Kuçi fton në konkursin e madh çdo atdhetar që rron në SHBA dhe në Kanada, që dëshiron të mbajë flamurin e shpëtimit të Shqipërisë.” Në Shqipëri krijoi një fermë të tipit amerikan në Lushnjë. Gjatë luftës u rreshtua me Ballin Kombëtar. Vdiq pas torturave në burgun e Beratit. Uran Kalakulla, Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm, (Tiranë: PRINCI, 2011), 70-73.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit