(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Jurist, deputet, u dënua me vdekje nga një gjykatë pa juristë. Lindi më 1882, në Kuç, Vlorë. Më 10 maj 1945, me vendim nr. 12, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë. U pushkatua më 1945. Më 20 qershor 1945, me vendim nr. 23, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kotës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 169; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 110; Gazeta Zyrtare, nr. 55, 2 tetor 1945, f. 2.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]