KUÇI (begaj) Meçan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1889, në Kuç, Berat. Arrestuar më 27 shtator 1946. Më 31 tetor 1946, me vendim nr. 419, Gjykata Berat e dënoi se ka «strehuar dhe ndihmuar kriminelin e tradhtarin Mersin Toska, është takuar me kriminelët e arratisur, ka furnizuar të arratisurit me ushqime dhe armë», me 8 vjet burg, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar. Liruar më 1948. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 369.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]