(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 3 dhjetor të vitit 1930, në Tiranë. U internua për motive politike. Më 19 mars 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Lushnjës, prej 10 prillit të vitit 1945 deri më 10 shtator 1954. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 33-34.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]