(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1870, në Peshkëpi, Vlorë. Më 27 gusht 1945, me vendim nr. 71, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor si «kriminel lufte» dhe e dënoi me burg të përjetshëm. Me amnistinë e vitit 1945, i ulet dënimi në 10 vjet burg. Vdiq në Burrel më 1947. Më 22 qershor 1945, me vendim nr.80, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kotës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. Si në shumë rast të tjera, pasuria është sekuestruar pa vendimin e gjykatës, i cili ka dalë më vonë. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 117-118; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 110; Gazeta Zyrtare, nr.67, 1 nëntor 1945, f. 2.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit