KUÇKA Ilmi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Peshkopi. Arrestuar më 2 gusht 1947. Më 26 prill 1948, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «si armik i popullit», punë të detyruar dhe heqjen e gradës. Liruar më 1949. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 370-371.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]