KUÇO Sulejman

KUÇO Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1927, në fshatin Lubonjë të Korçës. U arrestua më 22 prill 1952, dhe më 5 gusht 1953, me vendim nr. 175, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», «pjesëmarrje në grup» dhe «për agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 236-237.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "KUÇO Sulejman" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/ku%c3%a7o-sulejman