KUÇI Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Vlorë. Më 25 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për «krimin e pjesmarrjes në organizatën tradhëtare të Ballit kombëtar dhe si armik i popullit» dhe e dënoi me 3 vjet burg.Më 8 dhjetor 1949, me vendim nr. 102, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi për«krimin e pjesmarrjes në një organizatë anti pushtet» dhe e dënoi me 2 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit. Më 1953 u arratis nga Shqipëria. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 17, Fl. 193-194; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 111.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]