KUBAZI Hekuran
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1941, në Shkodër. Më 22 gusht 1959, me vendim nr. 108, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë të agjitacion e propagandës» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 17-18.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]