KUKA Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Shkodër. Më 14 maj 1994, Drejtoria e Administratës se Burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë, njohu vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike më 15 dhjetor 1944. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 101-102; Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]