KULENI Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1874, në Burrel. Me vendim nr. 30, më 1 shkurt 1994, Gjykata e Matit, vendosi njohjen e faktit juridik të pushkatimit pa gjyq për motive politike, nga forcat komuniste, më 17 korrik 1944. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 257-258-259; Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]