KULLA Fuat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1909, në Zemblak, Korçë. Më 12 mars 1951, u inskenua djegia e një gjysmë mullari dhe për të u akuzuan disa kulakë se gjoja kishin dashur të digjnin kooperativën e Zëmblakut. Më 19 mars 951, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me vdekje dhe u ekzekutua me varje në litar, po atë ditë, bashkë me Abdyl Kalanë [shih]. Akuza zyrtare ishte kjo: ka kryer «krime në bashkëpunim me diversantët dhe për kryerje aktesh sabotazhi». AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 268; Xhafer Sadiku, Genocidi mbi kulakët, (Tiranë: GEER, 2011), 271-72.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]