(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1927, në Gurz e Madhe. Më 18 korrik 1945, me vendim nr. 59/197, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «inisiator dhe pjesëmarrës në një organizatë antipopullore dhe disfatiste në ushtri për rrëzimin e pushtetit popullor, qeverisë demokratike dhe shkatërrimin e ushtrisë kombëtare» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave ushtarake. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 157-158.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]