(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1885, në Korçë. Është dëbuar për motive politike. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 24, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Korça në Lushnjë, prej 14 maj 1954 deri më 9 qershor 1966. Një djalë i saj u pushkatua për motive politike, dy të tjerë vuajtën dënime me burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 244-245.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]