KULLA Salije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911, në Bitinckë, Korçë. Ka vuajtur internim dhe dëbim për motive politike. Bashkëshorti i saj, Fuat Kulla [shih] është ekzekutuar nga regjimi komunist. Me vendim nr. 22, më 8 prill 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Korça në Kamëz, Cërrik, Tepelenë, prej 10 mars 1951 deri më 10 mars 1954. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 657, 841-842.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]