(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1917, në Zëmblak, Korçë. Më 28 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit, e dënoi për «dezertim» dhe «hedhje parullash disfatiste», me burg të përjetshëm. Më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet burg. Më 7 mars 1968, u dënua për agjitacion e propagandë, me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 50-51; 274.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]