KULLAJ Pelivan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Fier. Arrestuar më 8 gusht 1949. Më 24 dhjetor 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «pjesëmarrje në grup të organizuar, për veprime përgatitore, për të kryer vrasje kundër njerëzve të pushtetit dhe për arratisje », me vdekje, varje në litar, humbjen e të gjitha të drejtave civile përgjithmonë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Ekzekutuar më 24 gusht 1950. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 200.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]