(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1945, në Kalla, Fier. Më 5 mars 1968, me vendim nr. 53, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë të arratisjes në Jugosllavi» dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 30 qershor 1973, me vendim nr. 29, Gjykata e Mirditës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës dhe sabotim duke qenë pjesëtar në një organizatë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 25 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 15, Fl. 377-378.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit