KUPI Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1895, në Krujë. Pas vendosjes së regjimit komunist, doli në mal së bashku me të birin, Jakup Kupin [shih], dhe shumë antikomunistë të tjerë. Më 1946, ata u rrethuan në shtëpinë e Bajram Kaut, në qytetin e Krujës, së bashku me Hysen Tagën etj. Pas një lufte të ashpër gjashtë orëshe, u vranë babë e bir. Më 26 gusht 1993, me vendim nr. 668, Gjykata e Krujës vendosi njohjen e faktit të vrasjen pa gjyq për motive politike nga forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, më 19 mars 1946. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 9-11; AMB, F: Divizioni i Mrojtjes Popullit, D. 15.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]