KUPI Myftar Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1921, në Krujë. U arrestua më 30 mars 1951, dhe më 25 tetor të po atij viti, me vendim nr. 306, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe se «ka qenë në dijeni për ardhjen e diversantëve» dhe e dënoi me 13 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U lirua më 25 maj 1961. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 215-216.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]