KUPI Shaban Hasan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Vëllai i Abaz Kupit. Lindi në vitin 1896, në Krujë. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë, më 1939, familja e tij u internua në Gjirokastër si kundërshtare e pushtimit (1939-1942). Pas internimit, Shaban Kupi doli në mal. Me vendosjen e regjimit komunist, ai doli sërish në mal, deri më 15 nëntor 1949. U burgosu prej 1 prillit të vitit 1942 deri më 15 nëntor 1949. Pas lirimit u internua në Tepelenë dhe Lushnjë, prej 3 janarit të vitit 1951 deri më 10 maj 1963. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 46-48.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]