KUQARI Sadush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kuqar, Mallakastër. U pushkatua pa gjyq nga komunistët. Më 7 qershor 1945, me vendim nr. 20, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. Agim T. Cfiri (përmbledhës) Tefik Cfiri, Testamenti, (Tiranë: Lumo Skëndo, 2004), 193, 216; Gazeta Zyrtare, nr. 47, 21 shtator 1945, f 8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]