KUQI Demush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1935, në Ishull të Lezhës. U arrestua më 22 dhjetor 1963, dhe më 22 prill 1964, me vendim nr. 36, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut në formën e tentativës për arratisje» dhe e dënoi me 10 vjet burg si dhe për «krimin e agjitacion e propagandës» me 3 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 403-404.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]