KUQI Seit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1896, në Krujë. Më 13 nëntor 1946, me vendim nr. 484, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 1 vit burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 1 vit kohë. Më 15 dhjetor 1947, me vendim nr. 493, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. U lirua më 18 maj 1962. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 169-170; F. 1, V. 2014, D. 23, f. 142-143.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]