(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1924, në Lubonjë, Korçë. Arrestuar më 30 mars 1953. Më 1 korrik 1953, me vendim nr. 263, Kolegji i Lartë Ushtarak e dënoi për «tradhti ndaj atdheut, pjesëmarrje në grup dhe agjitacion e propagandë», me 13 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. Liruar më 7 dhjetor 1962. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 456.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]