KUQO Hekuran
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Lubonjë, Korçë. Më 26 mars 1953, me vendim nr. 93, Gjykata e Lartë ( Kol. Ushtarak) e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», me 20 vjet burg, për «pjesëmarrje në bandë të armatosur» me 10 vjet burg, dhe për «agjitacion e propagandë» me 10 vjet burg; përfundimisht u dënua me 20 vjet burg, humbjen e dekoratave, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 667.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]