KURTI Fatmir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1965, në Tiranë. Më 7 nëntor 1988, me vendim nr. 132, Gjykata e Dibrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). F. 1, V. 2014, D. 19, f. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]