KURTI Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1898, në Karicë, Mat. Më 19 mars 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit për arsye politike, prej maj 1945 deri më gusht 1947. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 822-823.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]