KURTI Mixhidie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1905, në Tiranë. Më 20 gusht 1975, me vendim nr. 65, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtore për «agjitacion e propagandë», por çështja u pushua dhe u vendos që e pandehura të mbyllet për mjekim në spitalin psikiatrik të Elbasanit. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 114-115.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]