KURTI Myrto
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1930, në Kurtaj, Shkodër. Më 10 qershor 1953, me vendim nr. 80, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi për «bashkëpunim me diversantët e UDB-së», me 12 vjet burg, konfiskim pasurie dhe për «arratisje në Jugosllavi» me 11 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 18 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Kreu 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 472.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]