KURTI Vullnet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1939. U internua për çështje politike. Më 28 qershor 1992, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Fierit, prej vitit 1950 deri në vitin 1956. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 268-269.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]