KURTI Yzedin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Berat. Arrestuar më 5 dhjetor 1944. Më 19 prill 1945, Gjykata Ushtarake e Berati e dënoi si «armik i popullit, duke qenë informator i Ballit Kombëtar, ballist koshient», me burg të përjetshëm, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, pjesës së tij, dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Liruar 28 shtator 1954. Dënimi iu zbrit në 30 vjet burg. Ka vuajtur dhe dëbim për arsye politike. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 724-725.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]