KURUSHI Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Pogradec. U arrestua më 26 shtator 1979, dhe më 26 janar 1980, me vendim nr. 40, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacionit e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 207-208.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]