KUSI Haxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1906, në Sukth, Shijak. Më 10 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi se duke qenë i prekur nga reforma agrare, «ka hedhur parulla në popull», me kohën e paraburgimit dhe 2 vjet me kusht. Më 29 dhjetor 1969, Gjykata e Durrësit, e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 8 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 721-722.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]