(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1901, në Tiranë. Më 11 gusht 1945, me vendim nr. 238, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi «armik të popullit, se ka tradhëtuar e penguar luftën e popullit si anëtar i ilegalitetit» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1948, dhe më 22 shtator 1948, me vendim nr. 191, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor «se ka patur ofiqe me rëndësi në qeverinë e atëhershme të Legalitetit dhe se ka qenë anëtar i komiteti qëndror të saj» dhe e dënoi me 15 vjet burg me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 9-10; F. 1, V. 2014, D. 19, f. 200-201.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit